Nëse menduat se martesa e princit Harry me dukeshën e Sussex-t Meghan Markle do të përbënte një skandal për familjen mbretërore, kujtojmë këtu se Meghan ka qenë një herë e martuar, rrjedh nga një familje afro-amerikane, si dhe nuk ka prejardhje fisnike, atëherë me siguri nuk keni dëgjuar kurrë të flitet për Sofia Hellqvist, ish-pornostaren që tashmë mban titullin e dukeshës së Värmland-it.
Princesha e Suedisë, Sofia Kristina Hellqvist, ka lindur në dhjetor të vitit 1984 në një komunë në periferi të Stokholmit. Vajza më e madhe e familjes u detyrua që në moshë të vogël të punonte si kamariere në mënyrë që të paguante shkollën, pasi familja e saj kishte të ardhura shumë modeste. Gjatë kohës kur punonte në një bar të njohur të qytezës Danderyd, ajo do të njihej me një fotograf i cili do t’i propozonte një shërbim tejet të veçantë: të pozonte nudo.
Fotografitë e saj do të qarkullonin menjëherë në sitet pornografike suedeze, një pjesë e të cilave gjenden akoma në internet. Pasi mori pjesë në një realityshow të famshëm dhe provokues‘’Paradise hotel”, Sofia do të zhvendosej përkohësisht në New-York ku do të bënte sërish kamarieren dhe do të merrej me joga. Pas rikthimit në vendlindje, ajo do të niste një romancë të fshehtë me princin Carl Philip, i cili në atë kohë kishte një lidhje të konsoliduar me Emma Pernald që prej dhjetë vjetësh. Martesa e tyre, që u bë në verën e 2015-ës, shokoi aristokracinë e Europës, pasi nuk ishte parë ndonjëherë që një pornostare të bëhej princeshë.