Përgatitjet për serialin e ardhshëm ku Aras Bulut İynemli do të mbaj rolin e protagonistit, janë përshpejtuar. Mësohet se kanë rinisur negociatat e aktorëve për rolet të cilat ata do të portretizojnë”. Xhirimet për këtë projekt u shtynë në shkurt ndërsa tani duket se ka ardhur koha që puna në sheshxhirim të avancojë me shpejtësi në mënyrë që ky projekt të jetë gati për në fund të verës. U mësua se aktori i famshëm dhe tepër i sukseshëm i dhjetra roleve në projekte të shumta me përmbajtje të larmishme, do të portretizojë këtë herë personazhin e gjeniut të matematikës Devran. Deri tani janë bërë të ditur edhe emrat e tjerë të kastit i cili do të përfshijë emra të njohur si Devrim Özkan, Taner Ölmez, Zuhal Gencer, Umutcan Ütebay, Çağan Efe Ak dhe Eylül Ersöz. Projekti mendohet të jetë gati për transmetim në sezonin e shtatorit. Ndërkohë është mësuar se produksioni vijon kërkimin e aktorëve të përshtatshëm për personazhet e babait dhe njerkës të Devranit. Po flitet se projekti i cili do të vij në formën e një seriali do të ndikojë thellë te publiku me skenat emocionuese dhe mjaft prekëse . Ndërsa xhirimet për këtë projekt kanë filluar tashmë, ky serial parashikohet të jetë një eksperiencë të paharrueshme televizive dhe po përflitet si një nga produksionet më ambicioze të sezonit të ardhshëm, me pjesmarrjen e aktorëve të famshëm edhe me skenarin mbresëlënës.