Nga ndërrimi i shtëpisë tek policia dhe gjyqet: Këto janë rastet e bujshme ku fansat e kanë tepruar me yjet turke!

Showbiz

burg trk

1.Baris Arduç: Baris Arduç është një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi. Me rolin e tij si Omer nga “Dashuri me Qira”, ai fitoi zemrën e mijëra fansave. Ata janë kudo ku aktori është. Dikur ata janë grumbulluar pranë një qendre tregtare ku Baris kishte shkuar për të bërë shopping.  Në fakt, aktori nuk është dukur fare i bezdisur nga ata madje ka shpenzuar kohë me të gjithë. Sipas gecce.com, aktori 29 vjeçar ka bërë foto me të gjithë të pranishmit duke i dhuruar secilit nga fansat e tij disa çaste gëzimi.Kjo sjellje kaq dashamirëse e aktorit u komentuar nga i gjithë shtypi turk. Jo gjithmonë të famshmit sillen me kaq dashuri ndaj fansave të tyre!

fTvKLNbh 400x400
2.Burak Ovicit: Aktori i njohur Burak Ozcivit ka qenë i pranishën në Slloveni por duket se situata ka dalë disi jashtë kontrollit. Burak po vizitonte një qendër tregtare por fansat nuk e kanë lënë të qetë. Ata kërkonin vazhdimisht fotografi dhe autografe derisa në një moment situata u bë e papërballueshme për shkak të grumbullit të madh të njerëzve. Ka qenë policia ajo që ka ndërhyrë dhe më pas e ka përcjellë aktorin e njohur deri në aeroport. Epo, fama i ka këto apo jo?

buraku shpi