Është një ndër femrat më të suksesshme në botë edhe pse u bë e famshme në një mënyrë të jo shumë të këndëshme. Kim renditet në femrat më me influencë në botë dhe në listën e femrave më të pasura, por si arriti ajo ta sigurojë pasurinë e saj? Të gjithë mendojnë se e gjithë pasuria e saj ka rrjedhur nga seriali “Keeping up with the Kardashians”, por jo ka shumë më shumë sesa kaq.
Vetëm gjatë vitit 2018 ajo arriti të përfitojë rreth 48 milionë dollarë vetëm nga shitja e 300 mijë rimelëve. Kim gjithashtu ka në pronësi një linjë produktesh kozmetike nga të cilat ka arritur te përfitojë rreth 160 milionë dollarë të tjerë. Kim ka në zotërim edhe shumë biznese të tjera të cilat i sjellin shumë përfitime ndër të cilat është dhe videoloja që mban emrin e saj nga e cila ka arritur të përfitojë rreth 160 milionë dollarë.