Rita Ora ka lindur në Prishtinë, nga prindër Shqiptarë. Nëna e saj është një psikiatre dhe babai i saj është një ekonomist dhe pronar baresh. Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të madhe, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit. Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu , mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë “orëndreqës”, por prindërit e saj më vonë e ndryshuan në Ora në mënyrë që të mund të shqiptohet më lehtë.
Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë dhe u zhvendosën në Londër kur ajo ishte 1 vjec. Rita doli si këngëtare nga një shkollë e arteve të interpretimit, Sylvia Young School Theatre. Ajo filloi të këndojë në moshë të re pasi performonte në sesionet e hapura të muzikës në Londër dhe herë pas here, në barin e atit.
Në vitin 2008 ajo provoi Eurovizionin, por më vonë u tërhoq nga konkurrenca pas disa episodeve pasi “nuk u ndje gati” dhe mendoi se ajo sfidë nuk ishte për të. Menaxheri i saj, Sarah Stennett ishte pista që e coi Orën në rrugën e suksesit muzikor. Gjatë vitit 2011, Ora publikoi covera dhe video për të punuar në albumin e saj debutues në YouTube. Videot kapën vëmendjen e DJ Fresh, i cili në atë kohë po kërkonte një vokaliste femër për këngën e tij “Hot Right Now” dhe ajo arriti të bëhej pjesë e atij hiti.
Kënga e saj e parë e vetme nga albumi i saj debutues “R.I.P.” u lançua në vitin 2012. Kënga debutoi në krye të listës në Mbretërine e Bashkuar , duke u bërë numri i parë i solove në Angli . Më vonë “How We Do Party” u lançua dhe arriti numrin një në Angli dhe Irlandë. Ajo flet rrjedhshëm shqip. Nëna e saj është katolike shqiptare dhe babai i saj është mysliman shqiptar. Kur u pyet për fenë e saj, Ora tha se nuk e konsideron veten fetare, por “më shumë një person shpirtëror”. Ajo e konsideron veten feministe.
Më 10 korrik 2015, Ora u emërua ambasadore nderit për Republikën e Kosovës nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në Ambasadën e Kosovës në Londër. Sot ajo ka arritur të jetë një nga këngëtaret më të afirmuara dhe pëlqyera në të gjithë botën. Suksesi i këngëve të saj është gjithmonë i padiskutueshëm dhe ka arritur të jetë tepër aktive duke lançuar edhe albumin e saj të dytë “Phoenix”.