Nga grabitje në luftë: Publikohen datat e sezonit të 5-të të ‘La Casa De Papel’

Showbiz

Sezoni i fundit i “La Casa De Papel” (Money Heist) do të publikohet në dy pjesë, pjesa e parë do të dalë më 3 Shtator dhe e dyta më 3 Dhjetor, tha Netflix.

“Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit, ”tha (via Deadline) Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”.

“Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv.

Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.

“Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” – shkruan Netflix.

Sipas platformës, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: ushtria. Fundi i grabitjes më të madhe në histori po afron dhe ajo që filloi si një grabitje do të kthehet në luftë.