Jeremy Meeks u bë i njohur pasi fotoja e tij e arrestimit, pushtoi rrjetin. I burgosuri seksi, ishte dënuar me 27 muaj burg, për posedim armësh dhe municionesh. Mirëpo pas publikimit të fotos së tij, Jeremy-n e priti një karrierë dhe shumë oferta të majme jashtë dyerve të burgut.
Ai menjëherë u bë modeli më i kërkuar nga të gjitha markat e modës, e tashmë Jeremy bën një jetë tejet luksoze, shumë larg asaj që kishte bërë për vite me rradhë. Së fundmi, Jeremy ka shprehur simpatinë e tij për këngëtarin shqiptar, Capital T. Ka qenë bashkëpuntori i Kapos, Cliqme, i cili ka publikuar një video së bashku me Jeremy-n duke i ftuar të gjthë të dëgjojnë këngën më të re të Capital T.