Së fundmi, Meghan Markle dhe princi Harry janë vënë në qendër të polemikave për shkak të një udhëtimi me avion privat në Nisë, çka indinjoi ambientalistët për faktin se çifti nuk preferon të udhëtojë me linja ekonomike ashtu si Kate dhe William.
Çdo dalje publike e Familjes Mbretërore është e organizuar deri në detaje, madje ekziston edhe një zyrë specifike, “Royal Travel Office”, e cila kujdeset për vizitat zyrtare që nga siguria, kostot dhe logjistika e udhëtimeve të mbretëreshës në bazë të protokollit.
Në varësi të evenimentit ku duhet të marrë pjesë familja, zgjidhet edhe mjeti i transportit.
Anëtarët e familjes mbretërore, janë parë shpesh edhe në fluturime charter si njerëz ‘të zakonshëm’, duke u lejuar atyre të vizitojmë me lehtësi më shumë vende dhe ishuj. Ky është rasti i princit Charles dhe Camilla-s kur vizituan Kubën dhe Karaibet ose Harry-t e Meghan-it kur ishin në një turne në Australi dhe Zelandën e Re.
Sigurisht, për ta rezervohet gjithmonë klasi i parë, por nuk e kanë problem të udhëtojnë edhe me njerëz të tjerë. Për vizitat në qytetet angleze jo larg Londrës, ata preferojnë trenat, pasi është një mënyrë për të shmangur vonesat e tmerrshme.
Mbretëresha, për shembull, përdor rregullisht shërbimin britanik hekurudhor për të udhëtuar në Sandringham gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.
Nuk mundojnë as shoferët privatë, të cilët zgjidhen në rastin e destinacioneve jo shumë larg ‘’Buckingham Palace.’’ Me pak fjalë, anëtarët e familjes mbretërore, nuk shfaqin pretendime luksi për sa i përket transportit. Dhe nëse duka dhe dukesha e Sussex udhëtuan me avion privat drejt Nisës, kjo ndodhi sepse stafi i familjes mbretërore ashtu e pa të arsyeshme.