Dashuria është një ndjenjë universale! Ajo na ka dëshmuar shpesh gjithashtu se nuk njeh kufi. Megjithatë, sot do ju tregojmë se ajo nuk njeh as moshë. Ja diferenca që kanë çiftet më të njohura të kinemasë turke.
Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu mund t’ju duken se janë moshatar por në fakt ata kanë plot 10 vjet diferencë. Neslihan është 24 vjeç ndërsa bashkëshorti i saj 34.
Edhe Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel kanë 10 vite diferencë. Ata u martuan në vitin 2009.
Kıvanç Tatlıtuğ dhe Başak Dizer kanë vetëm 3 vite diferencë nga njëri-tjetri.
Serdar Ortaç dhe Chloe Loughnan na dëshmojnë më së miri se dashuria nuk njeh moshë pas ata kanë 22 vite diferencë.
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman të krijojnë përshtypjen se janë në një moshë por edhe ata kanë plot 10 vjet diferencë
Kenan İmirzalıoğlu dhe Sinem Kobal nuk kanë pak por plot 14 vite diferencë nga njëri-tjetri.