Nesrin Cavadzade tregon për planet e saj personale me Gokhan Akan

Showbiz

Nesrin Xhavadzade, të cilën vazhdoni ta ndiqni në Vizion Plus me interpretimin e personazhit të Shahikës dhe që në jetën personale po shijon prej pak kohësh fejesën me aktorin Gökhan Alkan, gjithashtu pjesë e kastit të këtij seriali, ka zbuluar se nuk ka plane të afërta për martesë. Aktorja e cila vazhdimisht gjatë kohëve të fundit është shfaqur në rrugë pa maskë, këtë herë e kishte vendosur atë, por ishte një tjetër detaj i cili nuk mund t’i shpëtonte syrit të gazetarit: Manikoti në dorën e saj, që tërhoqi vëmendjen e tij dhe bëri ta pyes për arsyen. Aktorja u përgjigj se kishte bërë disa analiza por u ngacmua më tepër nga gazetari i cili ka dashur të mësoj më shumë rreth planeve të afërta të çiftit, konkretisht nëse ndonjë martese po afronte për ata të dy. Si gjithmonë Nesrin përpiqet t’i bëj bisht pyetjes, duke u përgjigjur se së ardhmes nuk i dihet por gjithashtu i kërkoi  gazetarit të pyeste për më tepër informacion partnerin e saj, aktorin Gökhan Alkan. Gjithashtu shtoi se gjithçka po shkon më së miri mes tyre deri tani dhe janë mëse të lumtur me ‘jetën e tyre të re”.