Nesrin Çavadzade duket kaq e lidhur me emocionet e sheshxhirmit sa që ka zgjedhur që edhe kohën e lirë me familjen ta kaloj duke ndjekur transmetimin e një filmi premierë në kinema. Por sa ngjajshmëri ka Nesrin me personazhet që ajo interpreton? Nëna e saj ka treguar se Shahika, personazhi që Nesrin ka interpretuar në serialin “Molla e Ndaluar”, nuk ka asnjë lidhje me të bijën në jetën reale dhe sipas saj Nesrin është shumë e ndjeshme dhe ka një karakter të fortë. Ndërsa vetë aktorja ka treguar se kohën më të madhe e kalon në sheshxhirim ku edhe pse ndihet e lodhur po pret me padurim t’i prezantoj publikut personazhin e saj ri të me të cilin premton se shikuesi do të krijojë një lidhje të menjëhershme. Ndërsa e pyetur për jetën private dhe planet e mundshme për martesë me kolegun dhe partnerin e saj Gokhan Alkan, aktorja u përgjigj me nota humori, se do të rezervojë një ftesë për gazetarët, sigurisht, kur të vijë çasti i duhur.