Nesrin Cavadzade dhe Gokhan Alkan, një ditëlindje si ceremoni martesore!

Showbiz

Dyshja e aktorëve të famshëm, të cilët i dhuruan zemrën njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të serialit “Molla e Ndaluar”, janë shfaqur të lumtur në festën e ditëlindjes së aktorit. Me shkëlqimin e veshjeve “glamour” dhe dashurisë në sytë e të dyve, ata dukeshin të mrekullueshëm krahë njëri-tjetrit.  Nesrin Cavadzade i ka dedikuar njeriut të saj të zemrës, aktorit Gokhan Alkan, fjalë të thjeshta por të mbushura me dashuri përmes fotove të postuara në llogarinë e saj në instagram. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”- Ishte mbishkrimi që i shoqëronte këto fotografi, të ditëlindjes së parë të aktorit zyrtarisht në krahë së të fejuarës. Nesrin dhe Gökhan, kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë korrikun e kaluar. Me aktoren jemi takuar në Tring, përmes personazhit të Bashak në serialin “Dashuri dhe Prapësi”, si edhe e kujtojmë më herët me personazhin e Shahikës në serialin “Dashuri e Ndaluar”, transmetuar nga Vizion Plus.