Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë një nga çiftet më të famshëm në Turqi. Të dy kane shumë fansa dhe ndiqen nga mijëra njerëz nga e gjithë bota. Do të mendoni se ata nuk i shohin komentet në fotot e tyre duke qenë se janë të shumta? Kështu mendonim të gjithë, por Neslihan na ka surprizuar pasi ka kthyer disa komente në një nga fotot e Kadir. Askujt nuk mund t’i shpëtonte emri i aktores së njohur edhe pse në këtë fotografi ka qindra komente. Por për çfarë ka debatuar aktorja e njohur e “Dashuri e pafund”? Ka qenë një fanse e aktorit e cila ka komentuar mbi flokët e tij dhe menjëherë Atagul ka reaguar. Ky veprim i saj është përkthyer si shenjë xhelozie në çdo portal në Turqi.