Neslihan Atagul vendos pikat mbi «i»: Do divorcohet nga Kadir Dogulu?

Showbiz

selieffn
Neslihan Atagul është fotografuar mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke festuar me disa miq të saj. Ashtu siç ka ndodhur shpesh gjatë kësaj periudhe, Neslihan sërish ishte pa Kadir Dogulu në krahë. Ky detaj, sigurish nuk u ka shpëtuar as fansave dhe as paparacëve, të cilët prej kohësh diskutojnë nëse çifti i aktorëve po shkojnë drejt një divorci të mundshëm.

neslihan ata 174607IA

Megjithatë, e lodhur nga aludimet, Neslihan vendosi të jepte një përgjigje rreth kësaj teme. “Nuk ka asnjë divorc. Ne vazhdojmë të jemi bashkë dhe ndihemi shumë mirë. Këto janë thjesht budallalliqe të shpikura për të bërë zhurmë,” ka thënë aktorja. Ajo dhe aktori i serialit “Krahët e dashurisë”, Kadir Dogulu, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016.