Aktorja e famshme të cilën e kemi ndjekur në dhjetra role mbreslënëse në Tring, ndër të cilat kanë spoikatur ai i Nares në serialin “Vajza e Ambasadorit”, Dilarës, në filmin produksion i vitit të kaluar “Belinda”, apo siç e takojmë aktualisht në Vizion Plus, si protagonisten e serialit “Dashuri e Hidhur”, vazhdimisht tërheq vëmendjen me jetën e saj private dhe martesën me Kadir Doğulu, bashkëpunimet e tyre, projektet e reja por edhe postimet e shpeshta në rrjetet sociale.
Së fundmi, aktorja ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram të cilat u komentuan gjatë nga ndjekësit e saj. Duket se ajo së fundmi i është përkushtuar kopshtarisë. Postimi I fotove të saj shoqërohet me përshkrimin: “Farat që mbolla në kopshtin tim muajt e fundit, kanë dhënë frytet e tyre më në fund. Ndihem shumë krenare”.