Neslihan Atagul është një nga aktoret më të dashura në Turqi dhe jo vetëm. Ajo edhe për publikun shqiptar, është mjaft e pëlqyer sidomos me rolin e saj protagonist në serialin “Dashuri e pafund” transmetuar në Tring. Neslihan karakterizohet nga një stil shumë i veçantë dhe ka shije të holla në veshje dhe look-un e saj. Së fundmi, ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet pa ‘make-up’. Kjo foto është pritur shumë mirë edhe nga fansat e saj.
