Neslihan Atagul ishte para disa ditësh e ftuara speciale e eventit të organizuar nga marka që ajo përfaqëson. Neslihan atagul është zgjedhur imazh i një kompanie të njohur të kujdesit të flokëve. Ndër emra të tjerë të ftuar në këtë event ishin edhe Basak Dizer Tatlitug, bashkëshortja e aktorit Kivanc Tatlitug, Hazal Filiz Kucukkose, aktorja e njohur nga seriali “Dashuri e pafund”, Deren Tau, Derya Ulug, etj. Megjithatë, ajo që u diskutua në të gjitha mediat në Turqi ishte pikërisht Neslihan, e cila di si të shkëlqejë kudo ku është e pranishme. Shihni më poshtë disa foto nga ky event.