Aktorja e famshme Neslihan Atagül, e cila kujtohet me interpretimin e personazheve të larmishme, nga ai i Nares në serialin ” Vajza e Ambasadorit”, të personazhi i Dilarës në filmin “Belinda” apo ai i Nihanit në serialin “Dashuri e Pafund” ka ndarë me fansat lajmin e lumtur të cilin e priste me padurim prej një kohe të gjatë. Përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në instagram ajo zbuloi se është shtatzënë! “Ne dëshironim ta mbanim këtë ‘lumturi’ private për një kohë të gjatë! Kjo ishte e drejta jonë… Shkurt; Jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirë”, shoqëronte aktorja fotografinë e publikuar së fundmi, duke lënë të kuptohej se ajo dhe bashkëshorti i saj Kadir Doğulu, kishin pak javë që ishin prezantuar me lajmin e mirë.
Kujtrojmë se çifti i aktorëve të famshëm u takua gjatë xhirimeve të serialit ‘Fatih Harbiye’ të vitit 2013, dhe prej kohësh ishin duke pritur për këtë ndryshim të lumtur në jetën e tyre. Tashmë lajmi se ata po presin të bëhen prindër vjen vetëm disa javë pasi dyshja e aktorëve festuan 8 vjetorin e martesës. Atagül e veshur me një mbulesë koralesh, duket e qetë dhe shumë e lumtur duke shijuar natyrën dhe qëndrimin në shezlong.