Neslihan Atagul dhe Fahriye Evcen janë padyshim emrat më të përfolur dhe pëlqyer në kinematografinë turke. Kthimi pas pushimeve ka qenë një “mankth” më vete për Fahriye për shkak të kritikave që mori për kilogramët e tepërt pas lindjes.
Por kjo gjë ka bërë shumë aktorë të tjerë ti bëhen asaj krah dhe ta mbështesin publikisht. Një ndër ta ka qenë dhe aktorja Neslihan Atagul e cila ka mbështetur Fahriyen në InstaStory-n e saj të fundit duke shkruar:
“Nuk ka asgjë për tu bërë kaq e madhe njerëz! Kjo është një gjë mëse normale për një nënë të re…”