Neslihan Atagül flet për projektin e radhës dhe rolin e rëndësishëm në të

Showbiz

Ylli i serialit “Dashuri e Pafund” Neslihan Atagül, e cila u bë aq e dashur me portretizimin e personazhit të Nihanit, ka treguar së fundmi se ka zgjedhur mes shumë ofertave për sezonin e ri. Atagül ka rrëfyer se ndodhet në fazën kryesore të marrëveshjes për projektin e radhës, një serial në cilin ajo do të interpretojë në rol protagonist Vera Gregov, një grua ruse të bukur dhe të fortë.

Vetë aktorja zbulon pak nga skenari i projektit të ri teksa tregon se bëhet fjalë për një serial dhe  ngjarjet në të lidhen me vitin 1918 ndërsa tematika vendos në qendër periudhën e pushtimit dhe luftën kombëtare si dhe mbështetjen e dhënë nga Ekrem Baydar, një anëtar i organizatës sekrete për Luftën e Pavarësisë në Anadoll, të cilit Mustafa Kemal Ataturku, themeluesi i Republikës së Turqisë, i besoi Stambollin e pushtuar. Skenari i serialit është shkruar nga Yılmaz Şahin, i cili më parë ka prodhuar produksione tepër tësukseshme si: “Sulejmani i Madherishëm”.

Fakti që aktorja Neslihan Atagül do të portretizojë personazhin rus Vera Gregov, ka rritur ndjeshëm interesin për këtë serial i cili pretendohet të jetë një nga produksionet më ambicioze të sezonit të verës si edhe pritet me padurim nga fansat e aktores dhe admiruesit e filmave e serialeve me bazë historike.