Ata janë një prej çifteve më simpatikë në shoëbizz-in turk. Dy aktorët e suksesshëm, pavarësisht krizave të shumta që mund të kenë patur në marrëdhënien e tyre, tregojnë gjithmonë suport për njëri-tjetrin.
Së fundmi, Kadir i është rikthyer punës, duke u shfaqur në ekran pas një mungese të gjatë. Sigurisht, e para që do e përgëzonte për këtë gjë, ishte partnerja e tij Neslihan Atagul. Ajo ka postuar në Story një foto, teksa ndiqte Kadirin në televizor, të shoqëruar me një zemër. Kujtojmë se çifti janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni e cila ishte kryefjala e shtypit rozë për javë të tëra me radhë.