Aktorja e famshme Neslihan Atagül e cila është martuar me kolegun e saj aktorin Kadir Doğulu, ka festuar së fundmi 8 vjetorin e martesës. Duke mos e fshehur lumturinë e saj aktorja e ka shoqëruar ditën e veçantë të tyre me dedikime zemre. Aktorja e njohur për interpretimin e saj në dhjetra seriale, si tek “Dashuri e Pafund” të cilin aktualisht e ndiqni në televizionin kombëtar Vizion Plus, personazhi i Nares në serialin e paharruar “Vajza e Ambasadorit”, ose personazhi i Dilarës në filmin “Belinda”, një prodhim i suksesshëm i Netflix i vitit të kaluar, gjithashtu edhe shumë role të tjera.
Së fundsmi ajo postoi në Instagram disa fotografi ku shihej entuziaste duke festuar për dashurinë me aktorin e njohur Kadir Doğulu të cilin e zgjodhi partner jo vetëm në skenë por edhe në jetë. Atagül i shoqëronte fotografitë të cilat u pasuan nga urime të panumërta të fansave, me dedikimin e ndjerë; “Jemi mirë i dashur, le të vazhdojmë kështu! Arritëm 8 vite, pjesa tjetër është e pafund…” .
Kujtojmë se kjo është një periudhë mjaft e mirë për aktoren e cila po përgatitet për projektin e saj të ri, në cilin asaj i është besuar roli i protagonistes. Ajo shpesh ka ndarë detaje rreth personazhit të saj të ardhshëm dhe ka zbuluar se projekti i cili bazohet në dy zhanre,romantike dhe ngjarje nga sfera historike, do ta mbaj të angazhuar në sheshxhirim gjatë muajve të verës , për ta rikthyer në ekran muajin shtator me publikimin e premierës.