Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu rikthehen me bashkëpunimin e ri

Showbiz

Një nga çiftet më të dashura të aktorëve, Neslihan dhe Kadir , të cilët kanë interpretuar personazhe të paharrueshëm në seriale të sukseshme, së fundmi janë gati t’i prezantojnë publikut bashkëpunimin e tyre të ri. Një projekt ku ata ndanë sheshxhirimin në role bashkëprotagoniste, i rikthen sërish në vëmendjen e fansave dhe admiruesve të serialeve. Pas interpretimit të Nares, protagonistes së serialit “Vajza e Ambasadorit”, Atagül  u tërhoq nga sheshxhirimi dhe për një kohë të gjatë nuk u shfaq në ekrane për arsye shëndetësore, ndërkohë bashkëshorti i saj Doğulu, ishte duke pasuruar karrierën e tij me projekte të vazhdueshme. Aktorja rikthehet në formën më të mirë në këtë sezon vjeshte, ndërsa duket se gëzon shëndet dhe harmoni në martesën e saj, e cila vitin e kaluar u përballë me aludime të shumta për divorc të cilat përmendën si shkak xhelozinë nga ana saj ndaj aktorit dhe koleges së tij , gjatë punës  së tyre  në sheshxhirim. Për Atagül  dhe Doğulu, ditët e vështira kanë mbetur pas dhe duket se lumturia edhe suksesi qëndrojnë në anën e tyre.