Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu, ishin një tjetër çift i cili mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga platforma gjigande digjitale Netflix në Turqi. Çifti i aktorëve të famshëm entuziast, kanë folur për bashkëpunimin e ri që i riktheu në sheshxhirim pas shumë vitesh.
Gjatë intervistës aktori u shpreh me krenari se cilësia e prodhimeve të larmishme në industrisë turke kishte marr hov gjatë viteve të fundit dhe prezentimi i tyre në të gjitha kontinentet siguronte një sukses jo vetëm për vetë aktorët, por për të gjithë vendin e tyre! “E gjithë kjo, u shpreh aktori- sjell me vete një valë të fortë konkurence përballë prodhimeve tona si edhe njohjen e artit dhe kulturës së vendit tonë ” .
Nga ana tjetër Atagül, ylli i serialit “Vajza e Ambasadotit”, rrëfeu se ndihej krenare për punën e bërë nga kolegët e tyre, e mbi të gjitha për punët e mira të bashkëshortit. Duke përmendur edhe eksperiencën e tyre të re në sheshxhirim, çifti i aktorëve rrëfeu se kishin hasur mjaft skena të vështira gjatë xhirimeve, por edhe shumë të tjera tepër argëtuese.