Dy aktorët e njohur janë një ndër çiftet më të qëndrueshme të showbizz-it. Neslihan dhe Kadir, të cilët janë martuar në vitin 2016, ndajnë herë pas here momente nga jeta e tyre me ndjekësit në rrjete sociale. Postimet e tyre, janë të mbushura me dedikime dashurie apo fjalë të ëmbla për njëri-tjetrin. I tillë ishte edhe postimi i fundit, ku Neslihan ka publikuar një foto të sajën në Instagram.
Ndonëse fotoja është e thjeshtë siç mund ta kishte çdokush, ka qenë komenti i Kadir detaji që e ka bërë këtë foto akoma më të bukur në sytë e fansave. “E dashura ime flet nëpërmjet syve,” ka thënë ai. Një koment që e përshkruan mjaft mirë foton e Neslihan ky i partnerit të saj, e sigurisht i pasur nga shumë komente të tjera të fansave të cilët e përgëzojnë çiftin për marrëdhënien e tyre.