Neslihan Atagul është padyshim një nga aktoret e preferuara turke edhe për publikun shqiptar. Atë e kemi parë në ekranin e Tring në serialin “Dashuri e pafund”.
Aktorja ka vendosur të ndihmojë me disa fonde për të kontribuar në arsimimin e personave me aftësi të veçanta. Ata që e kanë ndihmuar në këtë nisëm kanë qenë edhe ndjekësit e saj ndaj për këtë ajo ka vendosur ti falenderojë publikisht .
Lajmin se fondi i nevojitur ishte plotësuar, aktorja e mori ditën e lindjes së saj dhe u shpreh se nuk mund të merrte dhuratë dhe suprizë më të bukur se kjo…