Nëse prisni të bëjë ndonjëherë ndërhyrje, gaboheni rëndë: Bebe Rexha është kundër tyre!

Showbiz

bebe kg
Këngëtarja Bebe Rexha është e njohur për muzikën e mirë që bën dhe sukseset e njëpasnjëshme që po korr në tregun ndërkombëtar. Por si të gjithë personazhet publikë, një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe fizikut të saj, për të cilin është vazhdimisht e komentuar në media.

Bebe Rexha 2016 iHeartRadio Music Festival Day 1 09 662x982

Së fundmi, Bebe i ka krijuar mundësinë ndjekësve në ‘Instagram’ që ta pyesin për gjithçka duan të dinë për të. Pyetjet kanë qenë të shumta, ndërsa përgjigjet e këngëtares të sinqerta. Kurioziteti i fansave, duke marrë parasysh format trupore të Rexhës ka qenë edhe për operacionet plastike.

49948886 2207563059510499 6817524248911806464 n

Një prej tyre e ka pyetur nëse ka bërë një të tillë, por këngëtarja e ka mohuar. “Jo, kam shumë frikë”,-ka thënë ajo. Siç duket frika nuk do e lejojë Bebe Rexhën që të ndërhyjë në fizikun e saj edhe për shumë kohë.