Nëse po kaloni një ndarje, Kylie Jenner jep një këshillë tepër të vlefshme se si duhet të veproni

Showbiz

Kylie Jenner dhe ylli i repit, Travis Scott, s’janë bashkë prej disa javësh dhe kjo është konfirmuar nga burime të sigurta pranë dyshes.
Madje, Travis nuk e shoqëroi Kylie-n në dasmën e Justin Bieber, ku ajo kishte shkuar me Stormin.
Gjatë këtyre ditëve, Kylie është fotografuar në të njëjtat ambiente me ish-të dashurin e saj, Tyga-n dhe megjithëse ajo ka shpjeguar se s’ka pasur asgjë mes tyre, ende nuk e dimë se ç’po ndodh në të vërtetë.
Nëse po mendoni se Kylie po e vuan ndarjen dhe duhet të jetë shumë e mërzitur, e keni gabim! Ajo ka treguar se ka vendosur të jetë e lumtur dhe për këtë s’ia ka nevojën asnjë mashkulli.
22-vjeçarja publikoi në Instastory një foto me një shkrim tepër frymëzues në raste ndarjesh, si më poshtë:
“Lumturia është një zgjedhje, jo një rezultat. Asgjë s’do të të bëjë të lumtur derisa ti zgjedh të jesh e lumtur. Asnjë person s’do të të bëjë të lumtur derisa ti të vendosësh se do të jesh e lumtur. Lumturia nuk do të vijë tek ti, ajo vetëm mund të vijë prej teje.”- janë fjalët në foton e Kylie-t që duhet t’i marrë si shembull secila prej vajzave kur ndahen nga i dashuri.