Ish-modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, prej vitesh jeton në Amerikë me familjen e saj. Ajo vazhdon të mbetet një nga personazhet më të pëlqyera të publikut, kjo për shkak të thjeshtësisë që e karakterizon. Në foton e fundit në ‘Instagram’, Emina mori disa komente negative nga ndjekësit e saj, të cilët i komentonin format e saj trupore. Këtyre komenteve, ajo ka vendosur t’i kthejë përgjigje nëpërmjet një ‘live’. Fillimisht ajo është shprehur me shaka, duke thënë:
“Në foton time të fundit në ‘Instagram’ lexoja disa komente që më thonin ‘je dërrasë’. Po pse të shkon syri aty ku nuk duhet?”. Më pas një nga ndjekëset e saj i shkruajti: “Më mirë dërrasë, sesa të shohësh operacione”. “Unë jam shumë e kënaqur me trupin tim. Kështu më fali zoti dhe më pëlqen. Shyqyr zotit, kam edhe burrin që i pëlqen, kështu që, mos u shqetësoni”, ia ka kthyer Emina. Mesa duket, edhe pse vë re gjithçka, komentet negative nuk ndikojnë fare në vetëbesimin e saj.