Jemi mësuar të dëgjojmë këngë dhe të shohim videoklipe që mbajnë të fshehur përjetime personale për këngëtarin që i realizon. Edhe Bebe Rexha ka zgjedhur të shprehë veten nëpërmjet muzikës, në pothuajse çdo këngë, por kjo e fundit tregon gjithçka mban shpirti i saj. Bëhet fjalë për këngën “I’m a mess”, videoklipi i së cilës është publikuar 6 orë më parë.
“Kam qenë shumë e hapur për të shprehur vazhdimësinë e problemeve të mia me ankthin dhe depresionin. Doja të krijoja një video dhe këngë që të shprehte të vërtetën time. Kjo video është një mënyrë për të festuar faktin që më në fund e pranoj veten time siç jam me gjithë mangësitë e mia. Ndihem mirë me faktin që nuk jam mirë gjithë kohën. Nëse ndiheni vetëm ose të humbur, dijeni që nuk jeni vetëm dhe dikush ju do”,-ka shkruar Bebe.