Nëse doni të ndryshoni pamje, hidhini një sy sugjerimit të Rihannës!

Showbiz

riri prerje
Është e ditur tashmë që stina e verës është gjithashtu edhe stina e eksperimentimit të trendeve të reja për vajzat. Apo qoftë edhe e një ndryshimi, të cilin gjatë vitit nuk mund ta bënin dot. Po kaq i mirëqenë është edhe fakti që çdo gjë që Rihanna bën, kthehet në trend. Kemi parë plot herë sesi një veshje, tualet, apo ndryshim i vogël që këngëtarja ka prezantuar, ka bërë që të gjitha vajzat të nxitojnë të ndjekin shembullin e saj.

riri bob

Ky rast, nuk mendojmë se do jetë ndryshe. Rihanna na ka prezantuar me stilin më “cool” të flokëve për momentin. Këngëtarja, ka hequr dorë nga flokët e saj të gjatë dhe është shfaqur me flokë të shkurtër. Një gjë të tillë në fakt e ka bërë para pak ditësh edhe Anxhelina Hadërgjonaj, kështu që mund të themi me bindje se prerja më “In” për momentin, është pikërisht një ”Bob” i shkurtër.

anxhelina summ