Sylvester Stallone ka bërë të ditur se për disa javë do nisë një tur promovues të filmit të tij më të ri ‘Rambo, last blood’ në Londër, Manchester dhe Birmingham. Organizimi do të jetë i veçantë dhe jo çdokush mund të hyjë. Gjatë eventit të pranishmit do kenë mundësi të ndjekin intervistën ‘live’ me aktorin e njohur, të hanë tre vakte, të dëgjojnë një orkestër dhe historitë e pathëna më parë të Stallone.
Për të marrë pjesë secili duhet të paguajë nga 125 deri në 325 paund, ndërsa për të pasur mundësinë e të bërit një foto me aktorin më të njohur në botë duhet të paguhet 849 paund personi. Vetëm 10 të përzgjedhur do kenë fatin të bëjnë foto profesionale dhe ta marrin atë të firmosur nga Sylvestre me stilolaps prej ari.
Eventi, i pari i këtij lloji duket se i ka mërzitur shumë fansat me aktorin. Pjesa më e madhe e tyre shprehen se një pagesë e tillë është e tepërt. /revistawho.com