Nëse dikur e mohonte, sot këngëtarja e njohur tregon krenari për origjinën e saj…

Showbiz

eleni
Eleni Foureira është komentuar tejmase për faktin se ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Ajo vetë është munduar shpesh herë ta shpjegojë arsyen e kësaj zgjedhjeje, duke treguar edhe episode të ndryshme paragjykimesh që kishte patur kur njerëzit e merrnin vesh se këngëtarja ishte shqiptare. Ajo konsiderohet si Beyonce e Greqisë. Eleni do të jetë këtë vit përfaqësuesja e Qipros në Eurovision. Këtë herë, ajo jo vetëm që nuk e ka mohuar origjinën e saj por ka treguar se është tejet krenare.

eleni2

“Ishte shumë e vështirë të lijë Shqipërinë dhe të shkoje në një shtet të ri ku nuk njeh asnjë dhe je 7 vjeçe. Do të nisësh jetën nga fillimi. Ihste e vështirë, por edhe shumë e bukur. Çfarë ndodhi në jetën time, më bëri mua këtë që jam sot. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një vend fantastik,” u shpreh ajo për blogun e Eurovision.