Nejat İşler flet për përdorimin e manikyrit dhe fundeve nga meshkujt

Showbiz

Aktori i njohur Nejat İşler i cili kujtohet si Bora në serialin “Një histori nga Bodrumi” në intervistën e  fundit është shprehur për një temë të shumë diskutuar gjatë viteve të fundit. Ndikuar nga një modë gjithmonë nën ndikimin e trendeve të reja që gjithmonë e më tepër  përfshijnë edhe gjininë mashkullore, aktori duke iu referuar burrave që përdornin manikyr dhe  funde citoi. “Unë i kam aplikuar vetë disa prej këtyre risive në modë. Të gjithë të jetojnë si të duan. Zgjedhjet dhe pëlqimet e secilit prej nesh janë personale. Mentaliteti shoqëror ndonjëherë na kufizon në zgjedhjet  që bëjjmë“. Ndërsa përsa i përket veshjes së fundeve nga meshkujt, ai tha se vetë do ti vishte nëse do të jetonte në Skoci.