Necati Şaşmaz zbulon pasionin e ri….

Showbiz

Necati Şaşmaz, ose siç na vjen ndërmend ‘Polat Alemdar’, personazhi i dashur i miliona shikueve të serialit “Lugina e Ujqërve”, ka befasuar publikun me zgjedhjen e tij të re! Prej shumë kohësh ai nuk është shfaqur me projekte të reja. Por së fundmi duket se aktori ka vendosur të eksplorojë një tjetër fushë arti.

Mesa duket ai tani mendon të përfshihet në botën e muzikës dhe nuk duhet të çuditemi kur ta shohim atë edhe si këngëtar. Aktori ka darkuar me këngëtaren Muazzez Ersoy. Duke u larguar prej andej, ata kanë kanë ndarë me gazetarët disa detaje nga projektet e afërta të aktorit. Duke thënë se ajo ishte një darkë pune, shumë frymëzuese për projekte të reja, dy artistët kanë habitur publikun kur thanë se mund të realizojnë një bashkëpunim.

Pyetjes se me çfarë është angazhuar së fundmi, aktori i është përgjigjur i entuziazmuar se ai tashmë ka zbuluar një pasion të ri, atë për muzikën.  ‘Kam 1 ose 2 këngë që dua ti këndoj vetë dhe shumë tekste këngësh që dëshiroj ti këndoj Muazzez”, u shpreh aktori duke na prezantuar kështu një tjetër lidhje shpirtërore me artin. Nga ana tjetër, i pyetur për karrierën e tij si aktor dhe nëse do ta çoj më tej atë, ose so të tërhiqet prej saj, ai u mjaftua duke thënë: “Ka disa skenarë që kam lexuar kohët e fundit”, duke lënë të kuptohej se nuk ka ndërmend do ta braktis aktrimin.