Trejsi Sejdini, përfaqësuesja e Shqipërisë në konkursin ndërkombëtar ka zbuluar së fundmi prapaskenat e “Miss Universe”. Ajo rrëfeu se i ishte afruar këngëtari i njohur botëror Ne-Yo dhe e kishte ngacmuar. Bukuroshja shqiptare është shprehur se do ta kishte kaluar një natë me këngëtarin e njohur por është i martuar dhe kjo gjë është bërë pengesë për të.
“O zot e kam pasur fiksim unë këtë. Kur isha adoleshente e kisha ngjitur foton e tij në tavanin e dhomës time që kur të hapja sytë ta shikoja”, tregoi Trejsi. Gjithashtu 18-vjeçarja theksoi më tej se Ne-Yo është i martuar dhe me fëmijë, sepse nëse nuk do të ishte, do të kishte shkuar një natë me të. “Do ta kisha kaluar një one night-stand, pse jo”, deklaroi ylli shqiptar.