Mbrëmjen e djeshme Beyonce publikoi videoklipin e këngës së saj më të re “Spirit”, kolona zanore e filmit “Mbreti Luan”. Në video Beyonce shfaqet duke kërcyer në shkretëtirë e rrethuar nga kërcimtarë të tjerë, të cilët kanë rolin e kafshëve në xhungël. Por e veçanta e të gjithë videoklipit është fillimi, në të cilin shfaqet edhe vogëlushja e Beyonce, Blue Ivy. Vajza e këngëtares shihet e veshur njësoj si e ëma dhe afrohet për të qëndruar pranë saj.
