Harry Styles ka anuluar tre prej koncerteve të tij në Los Angeles vetëm disa orë para se të dilte në skenë. Ai zbuloi lajmin përmes një njoftimi të bërë në InstaStory ku shpjegonte se një grip i vazhdueshëm ishte arsye për shtyrjen e performacës minutën e fundit.
Ishte planifikuar që Styles,të performonte në fundjavë, si edhe këtë të hënë, në arenën me 70,000 ulëse.
Por tani tre koncertet janë shtyrë për në janar. “Në fund të shfaqjes fillova të ndihesha i sëmurë dhe që atëherë kam qenë në shtrat me grip”, fillonte deklarata e tij e cila ka trishtuar fansat të cilët ishin përgatitur t’i ndoqnin performancat e tij live.
Fituesi i çmimeve Grammy sqaronte në njoftimin e tij se pjesa tjetër e koncerteve të afërta do të bëheshin siç ishte planifikuar.