Selena Gomez është një nga emrat më të njohur me famë ndërkombëtare por pranë saj në sheshin e xhirimeve ndodhet aktori shqiptar Marko Caka. Ai është duke xhiruar një film me regji të Woody Allen ku ndër të tjerë interpretojnë edhe Selena Gomez, Jude Law, Elle Fanning etj.
Një falenderim special për regjizorin e madh Woody Allen që më dha mundesinë brenda 8 aktorëve, të jem pjesë e vetëm një skene speciale të Selene Gomez, “Shi në muzeum” në projektin e madh të tij filmik e të Amazon Studio për vitin 2018. Megjithëse kemi filluar xhirimet në 3 të mëngjesit, ja vlen kur shikon gjithnjë buzëqeshjen e Gomez duke na folur të gjithëve e duke harruar shiun improvizus që binte…
Nuk thuhet kot se Woody Allen bën vetëm mrekullira në sheshxhirim, që duhet të jesh me fat ta përjetosh nga afer”, ka shkrua Caka.