Llogaria e Kylie Jenner në Twitter është hakuar. Në profilin e 18-vjeçares janë postuar disa statuse të cilat janë parë nga 16 milionë ndjekësit e saj.
Pavarësisht gjuhës së shëmtuar që është përdorur në këto postime, statusi që ka bërë më shumë përshtypje ishte ky: “Më pëlqen shumë që jam kaq e famshme edhe pse pa talent”.
Ndërkohë Kylie ka reaguar lidhur me këto postime në rrjetin social, përmes një video të postuar në Snapchat ku shprehej: “Profili im në Twitter është hakuar dhe as që më intereson fare. Le të kënaqet personi që e ka vjedhur”.