Eugent Bushpepa me zërin e tij potent ka krijuar besimin tek të gjithë shqiptarët se ai do t’ja dalë mbanë më së miri në finalen e ‘Eurovision’. Finalja e Festivalit Europian do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Lisbonë dhe Eugenti do të këndojë i 12-ti. Një surprizë mjaft e këndshme e ka emocionuar shumë Eugentin pak orë përpara finales së madhe.
Zamir Sukniqi kishte mbledhur 45 persona nga 45 shtete të ndryshme të botës, të cilët i uronin fitoren Eugentit në “Murin e Madh Kinez”. Kjo mund të jetë dhe si një kundërpërgjigje ndaj televizionit kinez, i cili censuroi performancën e Eugentit për shkak të tatuazheve të këngëtarit. Tashmë Eugenti nuk ka me vete vetëm gjithë shqiptarët, por edhe një pjesë të madhe të publikut në mbarë botën.