Këtë vit, kryefjala e të gjitha mediave është dasma mbretërore. Princ Harry dhe aktorja Meghan Markle tashmë janë të fejuar dhe në 19 maj do të jenë zyrtarisht burrë dhe grua. Çifti deri më tani, kanë shkelur shumë shpesh protokollin mbretëror. Ata janë komentuar shumë për detajet e ndryshme të dasmës së tyre, apo qoftë edhe të daljeve të përditshme publike.
Megjithatë detajet më të fundit që pallati mbretëror ka zbuluar janë: Ceremonia do të nisë në mesditë. Rreth orës 1 të drekës, çifti do të bëjnë një parakalim me karrocën me kuaj dhe menjëherë pas kësaj, fillon eventi festiv së bashku me të ftuarit. Në mbrëmje do të ketë një festë më private për çiftin, vetëm me miqtë e ngushtë dhe familjarët.