Në përpjekje për të qenë si Michael Jackson, 22 vjeçari bën plot 11 operacione!

Showbiz

michael
Leo Blanco është një djalosh nga Buenos Aires që ka vetëm një dëshirë: të transformohet si idhulli i tij, Michael Jackson!22 vjeçari ka kryer plot 11 operacione plastike, për të ardhur sa më pranë figurës së yllit të pop-it. Operacionet kanë kushtuar 30.000 dollarë e sipas Leos pas çdo operacioni ai ndihet më afër objektivit të tij.

24 michael jackson.w330.h330

“Nuk e mendoja se do më kushtonte kaq shumë, por për të realizuar ëndrrën time ja vlen”; është shprehur 22- vjeçari. Krahas operacioneve për t’i ngjarë idhullit të tij, Leo ka arritur të mësojë edhe lëvizjet karakteristike të Michael Jackson duke u kthyer në fansin që ka arritur të ketë më shumë ngjashmëri me artistin e ndjerë se çdo fans tjetër.