Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit janë duke pritur të bëhen prindër për herë të parë. Deri më tani gjithçka kishte shkuar më së miri. Mirëpo, mediat turke raportojnë se prej mbrëmjes së djeshme, Fahriye ndodhet në spital. Ajo ka shkuar me urgjencë aty dhe është ende nën vëzhgimin e doktorëve. Nuk dihet se çfarë problemi ka konkretisht, e vetmja gjë që dihet është fakti se Fahriye është ende në spital dhe situata nuk duket aq e mirë për të.