“Në koncertin e rradhës do të dal nudo!”,- Fjolla Morina paralajmëron ndjekësit…

Showbiz

Në një nga koncertet e fundit të saj, Fjollën gati sa nuk “e kryqëzuan” për paraqitjen në skenë. Kjo sepse këngëtarja kishte zgjedhur një veshje që i ekspozonte shumë nga hiret e saj që duhet pranuar se janë gati perfekte. Këngëtarja e konsideron daljen e saj si skenike dhe nuk mund ta kundërshtojmë në këtë pjesë.
Pas skandalit të komenteve dhe reagimit publik të saj në Instagram, Fjolla në çdo emision që është e ftuar pyetet rreth kësaj çështjeje. Ajo duke ironizuar këtë situatë ka thënë se në koncetin e rradhës “do dalë cullak”. Shqip do të thotë nudo!
Pavarësisht se është e thënë me shaka, nuk do habiteshim nëse ndodh vërtet!