Valëvitja e një flamuri shqiptar nuk kishte si të mungonte në skenën që performonte Dua Lipa.
Stacioni i radhës ishte Frankfurti, ku gjatë koncertit të saj është parë edhe një flamur shqiptar.
Këto emocione të veçanta janë përjetuar edhe nga stafi i saj, ndërsa bashkë me të ndodheshin edhe disa persona në skenë.
Videon në fjalë e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram stilisti i këngëtares, Lorenzo Posocco, i cili ndjek hap pas hapi karrierën e Lipës.