“Ne jemi të lira të zgjedhim”; Songyl Oden, zë mbështetës i femrave

Showbiz

Aktorja Songyl Oden, me një deklaratë të thjeshtë shfaqet sa ‘ftuese’ po aq edhe ‘luftarake’ ndaj pargjykimeve për veshjet që jo pak herë e vendosin në shënjestër gjininë femërore ende sot. Një vajzë e re me emrin Shebnem Tyfekçi u bë shkak që e vëmendja  e shtypit roz të zhvendosej tek komenti i saj ndaj një teme delikate që ende është prezent. Vajza e lartëpërmendur shpërndau  në rrjetet sociale videon në lidhje me një incident, duke bërë publike  faktin se një burrë e fyeu atë për veshjen e pantallonave të shkurtra në rrugë. Një reagim i mengjëhershëm ndaj videos që ishte në rendin e ditës në mediat sociale prej çastit të publikimit, ka qenë ai i aktores së famshme të serialeve turke Songyl Oden. “Ne mund të veshim pantallona të shkurtra ose vello. Kjo është zgjedhja jonë” ishin këto fjalët e aktores që i kanë dhënë zemër jo vetëm vajzës që e bëri publik këtë incident duke na treguar që femrat ende vazhdojnë të jenë të paragjykuara për stilin e tyre të veshjes dhe kjo nuk duhet të vazhdojë më.