Në garderobën e Chiara Ferragni-t mungon një markë luksoze dhe ka një arsye të fortë për këtë!

Showbiz

chiara dollap
Një nga fashion blogeret më të famshme në botë, Chiara Ferragni na tregon gardërobën e saj. Në fakt siç mund ta shikoni edhe nga videot, gardëroba e saj është një dhomë, pasi vetëm një dollap nuk mund të zinte veshjet, aksesorët dhe çdo gjë tjetër që Chiara përdor jo vetëm në përditshmëri. Është e dukshme se ka shumë rroba, por gardëroba e saj është estetike dhe Chiara tregon në video se cilat marka mbizotrojnë brenda saj, pra cilat janë të preferuar e Chiara-s. Nga video që ajo ka publikuar në Instagram, kuptojmë se Chanel dhe Louis Vuitton janë me “shumicë” në gardërobën e saj.

 640 0 5be2a56e11e52

Mirëpo, ajo çfarë vëmë re është se në dollapët e saj mungon një markë tjetër luksoze. Për Dolce Gabbana-n mesa duket nuk ka vend në gardërobën e italianes.Pas dasmës së Chiara-s me Fedez në Siçili, stilisti Gabbana komentoi fustanin e nusërisë së Chiara-s i cili ishte realizuar nga Dior. Gabbana-s iu duk “i lirë” ky fustan dhe nuk hezitoi për ta shprehur hapur mendimin e tij. Mesa duket kaq ka mjaftuar që Chiara të mos e reklamojë më këtë markë dhe veshjet që mund të ketë nga Dolce Gabbana ajo nuk i shfaq më në video.