Në fëmijëri lutesha kundër ekzistencës së homoseksualëve

Showbiz

wdeq324r1

Katy Perry ka mbajtur një fjalim teper emocionues në momentin e marrjes së çmimit Kombëtar të Barazisë gjatë eventit të mbajtur në kuadër të fushatës mbi të drejtat e komunitetit LGBT. Këngëtarja është shprehur se në fëmijëri është rritur si e krishterë dhe ka mësuar të lutet për mosekzistencën e homoseksualëve. Me pas publikoi këngën “I Kissed a girl”, e cila pati shumë polemika pasi thuhej se paragjykonte homoseksualët, gje e cila nuk ishte e vertete sipas artistes.
“Gjatë fëmijërisë mendoja se fjala “homoseksualitet” kishte sinonim fjalën e neveritshme apo ferr. Kështu që unë jam lutur për mosekzistencën e homoseksualëve në kampet jezuite”.
“Të them të vërtetën, kam bërë më shumë sesa kaq. Por si mund të pajtohesha unë me atë vajzën engjellore këngëtare, të rritur në grupet e të rinjve që ishin kampe pro konvertimit? Ajo që dija unë ishte se kisha kuriozitet, edhe pse që në atë kohë e dija se seksualiteti nuk ishte thjesht një çështje bardh e zi si një fustan. Të jem e sinqertë, nuk kam pasur të drejtë gjithmonë, por në vitin 2008 kur doli ajo këngë, e dija se sapo kisha nisur një bisedë, për të cilën shumë vetë në botë ishin kuriozë të dëgjonin”.
Këngëtarja pranoi se me kalimin e kohës mësoi t’i përkrahte pjesëtarët e grupit LGBT dhe të dilte jashtë flluskës së saj.

a cantora katy perry em cerimonia do human rights campaigns 2017 em los angeles nos estados unidos 1490010594375 v2 900x506

Burimi: Blitz.al