Në dukje foto perfekte, por prapaskenat i di vetëm Zaimina!

Showbiz

zai khloe
Së fundmi Zaimina Vasari ka bërë një set fotografik me vogëlushen e saj, ku prezanton koleksionin e fustaneve Matchy- matchy të linjës së saj të veshjeve.Ditën e djeshme tërhoqi vëmendjen e ndjekësve një foto ku Khloe dhe mami Zai kishin mbajtur të njëjtin qëndrim. Por në fakt asgjë nuk është aq e thjeshtë sa duket në atë foto.

1 1

Zaimina pas publikimit të disa prej fotove të këtij seti fotografik ka vendosur të postojë në Insta Story disa prej prapaskenave. Ajo ka publikuar foton me vogëlushen e saj dhe shkruan:“Duket sikur kemi pozuar njësoj por në të vërtetë…”Dhe pas kësaj ka pasuar një foto ku duket Khloe duke kërkuar këpucën e saj dhe përbri Zai shkruan: “Por në të vërtetë Khloe po kërkon këpucën”.Një detaj ky për të qeshur, i cili na kujton se sa e vështirë por dhe e bukur njëkohësisht është që të pozosh me fëmijë të vegjël.

2 1